Në Komunë e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.
Qytetarët e Prishtinës vaksinën mund ta marrin sot duke filluar nga ora 08:00 deri në ora 19:00.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vaksinim do të bëhet në sallën “1 Tetori”.
Prioritet për vaksinim do të jenë punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65-vjeç, personat me sëmundje kronike, shtatëzanat dhe fëmijët me imunitet më të dobësuar.
Njoftimi i plotë i Shpend Ahmetit:
Njoftim rreth vaksinimit kundër gripit sezonal! 💉🦠
Nesër me datë 28 tetor 2021, fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.
Vaksinën mund ta marrin të gjithë qytetarët e Prishtinës nga ora 08:00 deri në ora 19:00 në sallën 1 Tetori.
Grupet me prioritet për vaksinim janë:
– Punëtorë shëndetësor 👩⚕️🧑⚕️👨⚕️
– Personat mbi moshën 65 vjeç 🧓👴
– Personat me sëmundje kronike 🫀
– Shtatzënat 🤰
– Fëmijët me imunitet të dobësuar👧🧒
Ju lusim të paraqiteni për vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj!
Top Channel