Problemet e krijuara nga pandemia kanë bërë që të rritet numri i rasteve që kërkojnë ndihmë në Klinikën Psikiatrike.

Drejtori i kësaj klinike, Shaban Mecinaj tregon kjo po ndodh për shkak se pacientët në tentim për të gjetur qetësim, përdorin barna qetësues me tepër se që u përshkruhet në udhëzim apo edhe pa udhëzim të mjekut, çka më pas u kalon në varësi.

Mecinaj tregon se përdoruesit janë grupmoshat e ndryshme, por në veçanti grupmoshat e mesme.

Pas krijimit të varësisë, ai tregon se pacientëve u këshillohet t’i nënshtrohen terapisë.

Vetëm gjatë nëntë mujorit të vitit 2021 janë realizuar 6600 vizita ambulatore psikiatrike për të rritur dhe fëmije dhe rreth 1100 vizita diagnostiko psikologjike, çka ka shënuar një rritje në krahasim me vitet paraprake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA