Mungesa e fushatave të ndërgjegjësimit dhe informimit, sipas aktivistit të shoqërisë civile është një nga arsyet kryesore pse qytetarët nuk po vaksinohen kundër koronavirusit.
“Kemi një komitet me maksimumi 10 persona që merr vendime, ndërkohë që nuk ka pasur forume të hapura me qytetarët, pacientët. Nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojë fushata e vaksinimit, kur 71% e popullsisë e ka kaluar (i referohet studimit të Akademisë së Shkencave)”.
Sipas tij, mungon transparenca: “Mjeku nuk më thotë cilat janë efektet anësore. Unë nuk e kam bërë vaksinën sepse besoj te teoria që jam imunizuar pasi e kam kaluar Covid 19”.
Në vendin tonë, vaksinimi anti Covid është i hapur për ço qytetar mbi 18 vjeç, ndërsa është bërë kusht për studentët në universitete, punonjësit e administratës apo stafet mjekësore.
Deri më tani, në Shqipëri kanë mbërritur 2.496.960 vaksina nga katër kompani: Coronavac, Sputnik V, Pfizer, AstraZeneca.
Top Channel