
04/07 19:46
Deri para pak kohesh, një makinë që përdorej nga krimi i organizuar për aktivitete të jashtëligjshme sot, ka një funksion krejtësisht të kundërt, shpërndarjen e dijes.
Automjeti i sekuestruar nga policia e shtetit është transformuar në një bibliotekë të lëvizshme falë një projekti të Republikës Federale Gjermane përmes GIZ dhe qeverisë shqiptare.
Makina do të udhëtojë në zonat e thella të Shkodrës.
Makina bibliotekë ofron për fëmijët libra të ndryshëm dhe ka si qëllim përçimin e dijes në çdo cep të Shqipërisë.
Top Channel