Vështirësimi i jetës së qytetarëve pas rritjes së përnjëhershme çmimeve të produkteve esenciale, ka bërë që qeveria të paralajmëroj një pako masash për ta kaluar më lehtë situatën.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se rritja e çmimeve në botë ka reflektuar në tregun vendor pasi i njëjti është i varur nga importi.
Në anën tjetër, ministri i financave kërkoi mbështetjen e ekzekutivit që fillimisht të ndihmohen rreth 300 mijë familje që janë pjesë e skemës sociale me nga 100 euro shtesë.
Ndërsa masat e tjera, Murati tha se kanë të bëjë me mbështetjen e prodhuesve vendor.
Çmimet e produkteve esenciale në këtë shtator janë rritur për 4.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Rritje më shumë kanë pësuar vajrat, buka, vezët e mishi.
Top Channel