Konkurrenti i ri vë në lëvizje vajzat e “Për’puthen”: Tiparet që kërkoj te një mashkull!

27/10/2021 20:38

Sami Berisha është konkurrenti i ri që i bashkohet “Për’puthen”.

25-vjeçari nga Peja tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave me pamjet dhe tiparet e theksuara.

Ai jeton në Gjermani dhe punon si agjent shitjesh. Në prezantimin para vajzave u shpreh se ka shumë vetëbesim, por nuk veçoi ndonjë nga konkurrentet, ndërsa tha se do t’i njohë të gjitha.

Antonia: Në preferencën tënde janë biondet apo brunet?

Sami: Uf, m’i nda, si me i vra!

Mikela: Nuk i ndan dot?

Sami: Bionde, fytyrë engjëllore.. (ndërsa sheh nga Alvisa) por dhe të rrezikshmet si Mikela janë të mira

Mikela: Pse të duke unë e rrezikshme?

Sami: Ti më dukesh që je eksploziv i gjallë, dinamit

Mbetet për t’u parë se cila nga vajzat do ta zgjedhë në takimin e ardhshëm dhe si do të shkojnë njohjet jashtë studios.

Top Channel