Ritvana zgjodhi Argjendin për një takim sqarues pas debateve që kanë pasur me njëri-tjetrin në studio.

Argjendi, që në nisje të takimit u përpoq të afrohej me Ritvanën, por kjo e fundit dukej shumë me nerva, madje nuk e lejoi konkurrentin as ta përqafonte.

Ai rrëfeu se ka më shumë pëlqim për Ritvanën: “Jam dy hapa më para drejt teje. Unë e kuptoj që të pëlqej më shumë se sa më pëlqen ti mua”.

Pas pyetjeve të shumta të Ritvanës, ai reagoi duke thënë se “duket si gazetare.

Mos e zgjat kot, mos më trego si dukem në takim”, tha Ritvana, ndërsa në studio pranoi se në ato momente ishte vërtet e nevrikosur me Argjendin, por tani “është zbutur pak”.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA