Përfaqësues të organizatave për të drejtat e grave kanë organizuar aksion simbolik para Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe para Këshillit Prokurorial, për të kundërshtuar vendimin për dënimin e ulët që i është dhënë përdhunuesit të një vajze 15 vjeçare.

Ata vendosën banera në muret e këtyre institucioneve të drejtësisë përmes të cilëve kanë paraqitur kërkesat e tyre për shkarkimin e prokurores dhe gjyqtares së rastit.

Liridona Sjarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist tha se KPK dhe KGjK po dhunojnë vajzat dhe gratë.

“Ne do të kërkojmë llogari nga secili zyrtar publik përgjegjës për marrjen e këtij vendimi. Kërkesat tona janë që të hetohet përgjegjësia disiplinore e gjyqtares së rastit, të shkarkohet gjyqtarja e rastit, të ofrohet transparencë e plotë për rastin”, tha ajo.

Ndërkohë Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA