Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi ashpër ndaj vendimit të Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit, duke thënë se ai përbën “shkelje të normave ndërkombëtare të sportit”.

Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, shkroi Kurti në Twitter.

Reagimi i tij erdhi pasi autoritetet serbe nuk i lejuan boksierët kosovarë që të hyjnë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd, e kjo për shkak të simboleve shtetërore.

Kurti tha se i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar që të dënojnë “këtë shkelje dhe veprim diskriminues”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha më herët se Federata e Boksit e Kosovës duhet të trajtohet njësoj si të tjerat.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare e plotë e Federatës Botërore të Boksit që në vitin 2014.

Kampionati Botëror i Boksit nisi në Beograd më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor.

Kosova duhet të përfaqësohej nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Në përgjigje të situatës së krijuar, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha të hënën se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA