Ekspozita “kaloi një grua”/ Punimet e veçanta të piktorit Gazmend Leka

26/10/2021 19:54

Aty ku është një piktor, është dhe një modele.

Në ekspozitën e fundme të Gazmend Lekës, kemi pikërisht këtë imazh, por kësaj radhe, erës klasike të studios i është shtuar një flagrancë. Ajo, modelja është aty, përhumbur mes rrëmujës, tërësisht e zhveshur.

Në krijimtarinë e vet Leka ka qenë pothuaj gjithnjë vetëm me heronjtë dhe demonët e tij. Edhe në këtë ekspozitë ai është po aty, ku papritur mes telajosh, penelash e bojërash, shfaqet lodrimtar imazhi i një gruaje.

“Kaloi një grua” është ekspozita më e fundme e piktorit Gazmend Leka, e ndarë në tre dhoma. Ajo vjen e përpiktë në vjeshtën e këtij viti, ashtu si para shtatë vjetësh kur ai nisi serinë e përvitshme të aktiviteteve personale. Pat nisur me “Symbolon” për t’u pasuar nga “Molla”, “Natura Morta”, “Taso”, “Lutja”, “Dhoma e Hapave të Humbur”, deri tek  imazhi apokaliptik i “Noe”.

E ndërtuar nga 15 tablo në vaj e 13 vizatime, përtej të gjithave, ajo është konfirmimi i vazhdimësisë së një rrugëtimi nisur dekada më parë dhe materializimit të njërit prej zërave më të vyer të pikturës shqiptare.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA