Transportuesja gjigante e kimikateve digjet në brigjet e Kanadasë (fotot)

25/10/2021 20:03

Një anije transportuese po digjet prej të shtunës pranë brigjeve kanadeze në Paqësor duke lëshuar sasi të mëdha tymrash toksike prej kimikateve qe transportonte.

Roja bregdetare kanadeze ka evakuar tashmë 16 vetë nga transportuesja Zim Kingston, e cila po lundronte drejt Vancouver kur shpërthyen flakët.

Anija është ankoruar tashmë pranë qytetit Victoria në rajonin kandez të British Columbia, që shënon dhe kufirin detar me Kanadasë e SHBA.

“Anija është në flakë dhe duke lëshuar gaze toksike,” thuhej në një paralajmërim të Rojës Bregdetare Kanadeze.

Nuk njihen ende arsyet e aksidentit por më vonë në dekaratë u shtua se zjarri kishte përfshirë dhjetë konteinerë.

“Zjarri mbetet ende një event dinamik dhe zyrtarët po punojnë për menaxhimin e situatës. “

“Grupet po mobilizohen për shuarjen e flakëve dhe rekuperimin e konteinerëve që ranë nga anija të premten”.

“Aktualisht nuk ka rrezik për njerëzit në tokë dhe situata është duke u monitoruar”, thuhej në njoftim.

Roja bregdetare tha se ka zgjeruar zonën e emergjencës rreth transportueses në dy milje detare nga një milje një ditë më parë.

FOTO GALERI
2/6
Zyrtaret thane se zjarri kishte përfshirë dhjetë konteinerë.

Top Channel