Princi Saudit i kurorës, një psikopat, thotë ish-zyrtari i inteligjencës (fotot)

25/10/2021 17:16

Saad Aljabri ka thënë se Mohammed bin Salman mburrej se mund të vriste dhe ish-mbretin King Abdullah.

Një ish-zyrtar i inteligjencës saudite ka thenë së fundmi se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman është një psikopat “pa empati njerëzore” i cili mburrej se do të vdiste dhe mbretin Abdullah që udhëhiqte asokohe, për ta zëvendësuar me babanë e tij.

Në një intervistë të fundit në televizionin amerikan Saad Aljabri, i cili është arratisur nga Arabia Saudite në maj 2017 dhe jeton në ekzil në Kanada, tha se ishte paralajmëruar nga një koleg se pas vrasjes së gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e Stambollit, një grup vrasësish ishin nisur dhe në ndjekje të tij në Kanada.

Aljabri tha për programin ‘60 Minutes’ në rrjetin CBS se ishte paralajmëruar të mos i afrohej asnjë misioni diplomatik të Arabisë Saudite në Kanada, pasi do të pësonte të njëjtin fund me gazetarin fatkeq.

“Mos shko në konsullatë, mos hy në asnjë ambasadë. Ata e copëtuan trupin e tij, e vranë, ti je i radhës në listë”, tha ai për rekomandimet që i ishin bërë.

Disa nga detajet e komplotit janë bërë publike në një gjykatë në Kanada, por intervista në ‘60 Minutes’ është hera e parë që Aljabri flet publikisht për prishjen me Princin Mohammed.

Ai foli gjithashtu për shqetësimin për fëmijët e tij, Sarah e Omar, që janë arrestuar dhe burgosur në Arabinë Saudite, çka konsiderohet si një mjet shantazhi për kthimin në atdhe të babait të tyre.

“Unë duhet të flas, i bëj apel popullit amerikan dhe administratës të më ndihmojë për lirimin e fëmijëve”.

Qeveria saudite nuk ka komentuar mbi pretendimet e Aljabri, por dha një deklaratë ku tha: “Saad Aljabri është një ish-zyrtar i diskredituar me një histori të gjatë fabrikimesh  dhe krijimi të preteksteve të rreme për të fshehur krimet financiare që ka kryer”.

Aljabri kishte qenë këshilltar i afërt me ministrin e brendshëm princ Mohammed bin Nayef, i cili është burgosur tashmë, i konsideruar si rival i Princit Mohammed. “Pres të më vrasin një ditë pasi ai njeri nuk gjen rehat derisa të më shohë të vdekur,” tha Aljabri.

Aljabri raprotohet se gëzon mbështetje në SHBA, pasi ka ndihmuar në shpëtimin e jetëve pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në New York.

Ish-drejtori i CIA-s, Mike Morell tha se Aljabri ishte një person “i nderuar” pasi inteligjenca e dhënë prej tij për SHBA kishte çuar në zbulimin e bombave të vendosura nga al-Kaida në dy avionë në 2010.

Morell tha se kishte gjithashtu informacione se Aljabri është tentuar tëekzekutohet në Kanada kur mbërriti në aeroportin e Ottawa në 2018.

Në intervistë Aljabri protretizonte Princin Mohammed si të papërgjegjshëm e të pabesë.

“Ai është një psikopat pa empati, nuk ndjen emocione dhe asnjëherë nuk mëson nga eksperiencat e tij”, tha Aljabri.

FOTO GALERI
2/3
Ai shtoi se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman është një psikopat “pa empati njerëzore”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA