Ish-ministri britanik i shëndetësisë Mat Hancock është fotografuar duke u zbavitur me të dashurën e tij Gina Coladangelo teksa shijonin një mbrëmje romantike në një rezort turistik.
42 vjeçari dhe ish-ndihmësja e tij 44 vjeçare u fotografuan në rezortin luksoz Lvxor në Split të Kroacisë.
Dyshja që kishin një marrëdhie të fshehtë në zyrat e ministrisë, kur predikonin distancë sociale dhe izolim në kulmin e pandemisë, tani pinin verë dhe qeshnin me njëri-tjetrin, teksa një kitarist u bënte serenatë në shkallët e barit.
Ata kanë vijuar të shoqërohen me njëri-tjetrin pasi u detyruan të largoheshin nga postet e tyre kur afera e tyre ilegale në kohën e pandemisë, u ekspozua nga e përditshmja vendase The Sun.
Një dëshmitar tha: “Ata dukeshin si një çift i ri dhe flirtonin e qeshinin së bashku”.
Mediat thonë se këto janë pushimet e dyta që çifti ka marrë pas skandalit, teksa muajin e kaluar kanë qenë në alpet zvicerjane.
Puthjet e Hancock me të dashurën sekrete sollën ndarjen e tij me gruan Martha, me të cilën është martuar në 2006, dhe ka një vajzë e dy djem, 14, 13 dhe tetë vjeç.
Ndërsa e dashura e tij Coladangelo, nënë e tre fëmiëjve, gjithashtu është ndarë nga burri i saj Oliver Tress pas skandalit.
Pas publikimit të pamjeve, Hancock konfirmoi dorëheqjen e tij duke thënë se dëshironte të kërkonte ndjesë për “shkeljen e rregulleve që ai vetë predikonte në publik”.
Këtë muaj ai duket se ka marrë një rol në politikë si këshilltar i OKB për rekuperimin e vendeve në zhvillim prej Covid.
Top Channel