​Osmani: Statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, kriminelet të ndëshkohen

25/10/2021 12:00

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

Kryeprokurorini i Shtetit, Aleksander Lumezi tha se Republika e Kosovës tashmë është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit dhe trajtimit të viktimave të krimit sipas praktikave dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Lumezi tha se viktimat e krimit ngadalë por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre dhe po e marrin trajtimin e duhur nga institucionet vendor.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, prandaj kërkoi përkushtim dhe ndëshkim për të gjithë kryesit e krimeve.

Derisa ka ofruar mbështetjen e saj në mbrojte të viktimave të krimit, Osmani kërkoi nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të punojnë me integitet dhe profesionalizëm me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve karshi institucioneve të drejtësisë.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu krahas thirrjes për ndëshkueshmëri sa më të lartë të kryesve të krimit, tha se mbrojtja e viktimave të krimit është prioritet i tyre.

“Viktimë e krimit të jesh kushdo por shqetësues janë rastet e shumta të dhunës në familje dhe fëmijëve, prandaj prioritet i yni është trajtimi i dhunës në familje përmes ndryshimeve të shumë ligjeve”, tha ajo.

“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” do mbahet deri më 29 tetor./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA