“Parashqevi Simakun e shkatërroi emigrimi”/ Avokat Spartak Ngjela: Rasti i saj, i denjë për filma
25/12 15:33
“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu ne teatrin “Migjeni” disa prej kryeveprave të kolosit të letrave shqipe.
Mbrëmja poetike fishtjane, erdhi nën interpretimin e artistes së madhe Roza Anagnosti dhe aktorëve të teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka dhe Jozef Shiroka.
“Gjithçka që po bëjmë është një detyrim ndaj Fishtës së madh”, thotë Artistja e Merituar.
Vargjet e shkuara mbi 100 vite më parë tingëlluan më aktuale se sa asnjëherë në këtë mbrëmje poetike, e cila u shoqërua me zhurmën e gjeneratorëve për shkak se teatri ishte pa energji elektrike.
Top Channel