Dy rusët non-grata i mbledhin “plaçkat” dhe ikin nga Kosova

24/10/2021 02:20

Mediat në Kosovë siguruar fotot derisa dy rusët e shpallur persona non-grata nga Presidentja e Republikës së Kosovës, i mbushin bagazhet e veturave të tyre me ‘plaçka’ dhe ikin nga Kosova me ‘bisht ndër këmbë’ siç do të thoshte populli. Po ashtu në foto shihet vetura e tyre edhe në njërën nga pikat kufitare duke e lëshuar Republikën e Kosovës.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, janë dy personat që janë identifikuar nga llupa e institucioneve të Kosovës, më konkretisht nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Njëri nga ta Alexey Kryvosheev, nuk e ka për herë të parë që është shpallur “person non grata”. Ai edhe nga autoritetet shqiptare është shpallur i papranueshëm, pasi që në janar të këtij viti, sipas qeverisë shqiptare, vazhdimisht ka thyer masat anti-covid në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA