Shuplaka duket si “shpërthim”/ U tërbua se gruan ja vaksinoi një burrë, anëtari i Gardës godet guvernatorin (VIDEO)

23/10/2021 20:28

IRAN – Një incident i pazakontë është regjistruar në Iran, ku një politikan është dhunuar gjatë një evenimenti zyrtar.

Mediat e huaja shkruajnë se një anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit goditi me shuplakë një guvernator provincial, teksa ky i fundit po mbante një fjalim në skenë.

Një anëtar i forcave të armatosura, i tërbuar për faktin se gruaja e tij ishte vaksinuar ndaj Covid-19 nga një mjek mashkull, u ngjit në skenë dhe goditi fort me shuplakë guvernatorin Abedin Khorram.

U desh ndërhyrja e punonjësve të për të shuar konfliktin. Pas incidentit, guvernatori u kthye sërish në skenë për të vijuar fjalimin e tij.

VIDEO është publikuar gjërësisht në mediat e huaja, ndërsa shuplaka ka qenë aq e fortë saqë dëgjohet pa vështirësi./Gazetashqip

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA