Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla bëri publik një dokument në të cilin duket se Rusia i referohet Kosovës si Republikë.

Dokumenti është nëntorit të vitit të kaluar dhe ngjan si një lloj note verbale, ku zyrtarët rusë i drejtohen Kosovës duke përdorur termin “Republikë”.

Nëse Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, atëherë pse ky shënim verbal i 27 nëntorit të vitit të kaluar i referohet ministrisë së Jashtme të “Republikës” së Kosovës dhe jo UNMIK-ut. Vë bast se kjo konfirmon se Rusia tanimë i ka pranuar organet legjitime të Kosovës”, ka shkruar ish ministrja.

Kina dhe Rusia, të cilat janë ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ndërsa 27 anëtarë që ka gjithsej Bashkimi Europian, 22 prej tyre e pavarësinë e Kosovës.

Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania ende nuk e kanë hedhur këtë hap dhe BE-ja mban një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA