Armando Broja nuk njeh limite. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, pjesë e Southamptonit, realizoi golin e dytë në sfidën e dytë si titullar në elitën futbollit anglez.
20-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 50-të të sfidës ndaj Burnley-t, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes, për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipit të tij.
Një finalizim që na kujton golin që i tha fitoren Shqipërisë në Hungari. Pasi mori topin në qendër, mori një pozicion të prirët dhe shkarkoi të djathtën, duke befasuar portierin mik.
Duhet kujtuar që në pjesën e parë Broja pati një mundësi realizimi, por nuk gjeti hapësirat e duhura për të goditur, ndërsa në një tjetër rast lëvizi bukur brenda zonës, duke shmangur mbrojtjes, pasoi në shtyllën e dytë ku Redmond, në mënyrë pabesueshme, nuk mundi të shënonte.
Top Channel