Prishtinë, vaksinim në shesh/ Vendoset çadra e madhe në sheshin ‘Zahir Paraziti’

22/10/2021 15:35

Nga sot qytetarët e Kosovës mund ta marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID në shesh në Prishtinë.

Megjithatë kjo nuk i çliron nga caktimi i një orari. këtë nismë më në fund po e merr dhe qeveria e kosovës duke paralajmëruar vaksinime edhe në sheshet e qyteteve të tjera.

Niman Bardhi: Tendat të do shfrytëzohen vetëm për zbatimin e dozës së parë së vaksinës dhe asessi të dozës së dytë sepse doza e dytë për shkak të pajisjeve të teknologjisë ato do jenë në qendrat e mëdha të vaksinimit dhe doza e dytë do të zbatohet atje. Këtu bëhet përjashtim sa i përket zonës së banimit nëse nuk del ndonjë vendim tjetër nga komiteti kur flasim për termin e gjithsesi ato duhet të jenë të dëshmuara. Që të vaksinohet sepse atë veçse një apo më shumë arsye kanë prandaj ne kemi dal që të jemi sa më afër tyre që të dalin dhe të marrin vaksinës sepse kemi pasur shumë herë ankesa të qytetarëve që për shkak të orarit të gjatë të punës po e kanë të pamundur përkundër ndarjes së terminit për të vaksinuar.

Qytetari i parë që e mori dozën në sheshin “Zahir Pajaziti” pa lënë takim thotë se deri tani nuk u vaksinuar vetëm për shkak të procedurave dhe pritjeve në qendrën e vaksinimit “1 Tetori”.

833,695 kosovarë e kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës antikovid deri tani.

Top Channel