Pianisti i famshëm kinez Li Yundi është ndaluar pasi ka kërkuar shërbimet e një prostitute njoftonin sot mediat shtetërore vendase.
Autoritetet kineze shtonin se muzikanti 39-vjeçar dhe ‘punonjësja e seksit’, 29 vjeçe e paidentifikuar publikisht, kanë pranuar aktivitetin e tyre ilegal, tha policia e Pekinit në një postim online. Ato ishin kapur pas informacienve të dhëna nga anëtarë të publikut.
Megjithse policia nuk publikoi fillimisht emrin apo identitetin e pianistit të famshëm ato konfirmuan më pas se bëhej fjalë për Li.
Lajmi raportohet se ka shokuar shumë dashamirës të muzikantit, i cili njihej në Kinë si ” Princi i Pianos”.
Vetëm në moshën 18 vjeçare, Li u bë pianisti më i ri – dhe qytetari i parë kinez – që fitonte çmimin prestigjoz nbdërkombëtar në Kompeticionin Chopin në 2000.
Ai më pas ka performuar në shumë vende të botës dhe është emër i njohur në botën që flet gjuhën kineze.
Observues perëndimorë thopnin se arrestimi i tij mund të shihet si një paralajëmrim për të tjerë yje të artit e showbiz në Kinë, kundër aktiviteteve “imorale” gjatë fushatës aktuale të mbikqyrjes.
Sipas ligjit në Kinë ata që nxisin apo menaxhojnë punëtorë seksi me pagesë mund të dënohen deri në 15 ditë burg ose të gjobiten deri në 5,000 juan ($782).
Top Channel