540 drejtues mjetesh janë kapur nga pajisja inteligjente duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor në 24 orët e fundit në vend.
Policia njofton se janë ndëshkuar gjithsej 985 shoferë, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia e Shtetit apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Top Channel