Miratohet ‘doza e tretë’/ Komiteti i Ekspertëve: Vaksinim gjithë personave mbi 16 vjeç

22/10/2021 15:17

Nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i dozës së tretë i vaksinës antiCovid për personat 60 vjeçe lart, ndërkohë që vijon vaksinimi edhe për qytetarët që nuk e kanë bërë dozën e parë.

Ky ishte vendimi më i fundit i komitetit teknik të ekspertëve, pas rekomandimit që i bënë ekspertët të komitetit të imunizimit.

Edhe në vendin tonë do të nisë vaksinimi i fëmijëve ndaj Covidit. Ndërkohë që në shumë vende të Evropës vihet re një përkeqësim i situatës së epidemisë Shqipëria mbetet ende në shifra të ulëta të vaksinimit.

Komiteti teknik theksoi edhe një herë respektimin e masave si përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, si qendra tregtare, transport publik dhe të mos lejohet grumbullimi i më shumë njerëzve se sa 30% kapacitet që ato mbajnë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA