Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë të ditur se në projektbuxhetin e vetit 2022 është parashikuar edhe rritja e pagave për punonjësit e policisë së burgjeve, duke i barazuar për gradë dhe funksion me punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Ka dy lajme të mira edhe për Ministrinë e Drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.
Se pari, parashikohet rritja e pagave në një masë të konsiderueshme për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve, duke i barazuar për gradë dhe funksion me punonjësit e Policisë së Shtetit.
Së dyti, lajmi i mirë ka të bëjë me suksesin e luftës kundër korrupsionit. Para dy ditësh miratuam krijimin e drejtorisë së përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, sot në këtë buxhet për të ruajtur integritetin e kësaj strukture, njësia përgjegjëse në Ministrinë e Drëejtësisë do të ketë një trajtim financiar të posaçëm për të mos u tunduar nga korrupsioni, me qëllim luftën frontale ndaj korrupsionit në administratën publike”, tha Manja.
Top Channel