Sulmuesit Romelu Lukaku dhe Timo Werner do të mungojnë për Chelsean në dy ndeshjet e radhës kundër Norwich Cityt dhe Southampton për shkak të lëndimeve të pësuara, e ka konfirmuar trajneri i “Bluve” Thomas Tuchel.

Werner dhe Lukaku u detyruan të largohen nga ndeshja në pjesën e parë të fitores së Chelseat me rezultat 4:0 kundër Malmos, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, ylli amerikan Christian Pulisic nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër skuadrës së Norwich.

“Nëse dëshirojmë ta zgjasim pyetjen, si është edhe Pulisic? Të gjithë do të mungojnë nesër dhe sigurisht në ndeshjen kundër Southampton, dhe pastaj do ta shohim situatën”, tha Tuchel.

“Çfarë mund të konfirmoj është që të gjithë janë në rehabilitim, pozitiv dhe sigurisht jo të brengosur për dy ndeshjet e radhës”, shtoi trajneri i Chelseat.

Nesër, me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet ndeshja hapëse e xhiros së tetë në Premier Ligën angleze mes skuadrës së Chelseat dhe Norwich Cityt, ku ky i fundit nuk di për fitore në tetë ndeshje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA