Fernandes në dyshim, ja si pritet të ndryshojë Manchester United pa portugezin

22/10/2021 16:55

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga dueli i shumëpritur i Premier League, mes Manchester United dhe Liverpool, tekniku i “djajve të kuq” Ole Gunnar Solskjaer është në telashe, pasi rrezikon të mos ketë në dispozicion lojtarin me rendimentin më të lartë, portugezin Bruno Fernandes.

Ky i fundit ka pësuar një dëmtim ndaj Atalantës dhe dje ka bërë pushim në qendrën stërvitore, ndërsa mjekët e skuadrës janë pesimistë për një rikuperim të tij para ndeshjes me “The reds”, e planifikuar për të dielën në orën 17:30.

E nëse gjithçka do të konfirmohet, atëherë do të jetë një telash me vete për Solskjaer, që do të duhet të vlerësojë tre opsionet e mundshme për të zëvendësuar Fernandes, i cili që prej transferimit në Manchester, është shndërruar një një pikë kyçe të formacionit të “djajve të kuq”.

Opsioni i parë është aktivizimi i Jese Lingard si fantazist, por edhe me lejen për të shpërthyer shpesh në krah, ku do të alternohej me Cristiano Ronaldon, pasi pikërisht roli i sulmuesit të krahut është ai ku 28-vjeçari jep më të mirën e tij.

Opsioni tjetër është t’i besojë Donny Van de Beek, që është edhe fantazist natyral dhe do të ishte zgjidhja më e logjikshme, por holandezi ka luajtur shumë pak dhe ekziston rreziku që të stonojë në një ndeshje mjaft të rëndësishme për Manchester United.

Opsioni i tretë dhe ndoshta më i mundshmi, është që Solskjaer të luajë me dy shkatërrues si McTominay e Fred dhe në vendin e Fernandes të aktivizojë Paul Pogba, i cili përveç fantazistit, do të jepte një ndihmë të madhe edhe në prishjen e aksioneve të kundërshtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA