Bllokimi i “Pushimi të Shoferit”, kreu i sindikatës së fermerëve: Po abuzohet me 50 mijë banorë të zonës

22/10/2021 15:06

Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” në aksin Lushnjë-Fier u mbyll përfundimisht këtë të premte, me urdhër të ARRSH-së.

Banoret e njësive të Krutjes dhe Gradishtës, për të kaluar nga njeri krah në tjetrin, duhet të përshkruajnë rreth 15 kilometra, për të shkuar në rotondot përkatëse, te ajo e Savrës dhe Kolonjës dhe kjo do të thotë kosto më e lartë për ta.

Kreu i sindikatës së fermerëve Eduart Sharka thotë për Top Channel se po abuzohet me qytetarët.

Për mua është abuzim më të drejtën e qytetarëve, sepse pa bërë mbikalimin, pa zgjidhur hyrjet dhe daljet, një zonë me mbi 50 mijë banorë nuk mund të mbyllet në këtë mënyrë.

Në projekt është mbikalimi, sepse është zgjidhur para se të bëhej rruga, po ky është një abuzim. Qeveria po abuzon me pushtetin që ka. Është e papranueshme. Unë do të bëj çmos që të hapet rruga. Pasi të bëjnë mbikalimin, ta bllokojnë kryqëzimin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA