Roma sheh makthe në Norvegji, pasi në mënyrë tërësisht të befasishme mposhtet me rezultatin e thellë 6-1, teksa vlen të theksohet se kjo është edhe humbja më e thellë je Jose Mourinhos, në 1008 ndeshje si trajner.

Një nga lojtarët në qendër të kritikave është padyshim edhe Marash Kumbulla, që si rrallë herë, luajti titullar gjatë gjithë 90-minutëshit, por pa kundërshtarët t’ia dërgonin plot 6 herë topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte nga më të kritikuarit e transfertës ndaj Bodo Gluimt dhe është vlerësuar me notën 4 ashtu si Calafiori e trajneri Jose Mourinho, ndërsa notën më të lartë e mori portieri Rui Patricio, 5.5.

“Fusha me bar sintetik nuk mund të justifikojë një gabim kaq të madh, në një lexim të sulmit të kundërshtarit në rastin e golit të katërt. I pushtuar nga furia e papritur e norvegjezëve”, thuhet në vlerësimin e Kumbullës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA