Ishin kthyer në makthin e biznesmenëve në Selanik/ Kapen dy shqiptarët që kryen 11 grabitje, kishin në shënjestër edhe një vilë

21/10/2021 17:11

Dy shqiptarë, të cilët ishin kthyer në makthin e pronarëve të bizneseve në Selanik, të Greqisë, janë arrestuar.

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga tetori i vitit 2020 deri në korrik 2021, ata kishin kryer 11 grabitje në dyqane në zonat e Ano Polis, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polichni dhe Evosmos, ndërsa një vilë ishte vënë në shënjestër për t’u grabitur.

Dy shqiptarët e arrestuar janë Kastriot Kryemadhi, 28-vjeç dhe Gersi, 24 vjeç. Ata u proceduan penalisht për krimet e grabitjes, të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe përdorimi i paligjshëm i tyre.

Kastriot Kryemadhi

Gersi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA