Trajneri i Bajernit të Mynihut Julian Nagelsman, ka rezultuar pozitiv ndaj Covid, pasi nuk ishte i pranishëm në sfidën e Championsit ku bavarezët fituan 4-0 ndaj Benfikës, dhe është futur menjëherë në karantinë.
Klubi bën të ditur gjithcka nëpërmjet një komunikate zyrtare ku shkruan, “Pavarësisht se është vaksinuar në mënyrë komplete, Julian Nagelsmann, trajner i Bajernit të Mynihut ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Trajneri do të kthehet në Mynih i veçuar nga skuadra, në një aero-ambulancë dhe do të izolohet në shtëpi”.
Të shtunën në Bundesliga, Bajerni do të ketë ndeshjen me Hoffenheim ndërsa javën e ardhshme përballet me Borussia Moenchengladbach në Kupën e Gjerrmanisë dhe pastaj me Union Berlin në kampionat. Asistentët Dino Toppmoeller dhe Xaver Zembrod janë gati të zëvendësojnë trajnerin siç ndodhi edhe në ndeshjen e Lisbonës.
Top Channel