Artistja shqiptare që sheh vizione nga e kaluara: Në jetën me lëkurën blu doja të lidhesha me Zotin

21/10/2021 09:58

Fenomeni paranormal është një ndër dukuritë që akoma nuk ka një përfundim shkencor, pavarësisht studimeve dhe eksperimenteve ndër vite.

Artistja dhe përkthyesja shqiptare, Olta Canka është një ndër personat me aftësi paranormale.

E ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel, Wake Up ajo ka rrëfyer disa prej eksperiencave të saj.

Olta thotë se të gjithë kemi aftësi, por ajo i ka në një sasi më të madhe se sa të tjerët.

“Janë vizione, ndjesi, i ndjej në trup në mendje, janë si prekje që i ndjej si trysni. Mund të jenë vizione. Ajo që ndodh me Shqipërinë është thjesht një shfaqje e asaj ne si komunitet kemi ushqyer dhe kemi mbjellë ndër vite dhe tani po e korrim.
Është pak e vështirë për tu përshkruar. Jetët e shkuara arrij t’i zhbiriloj përmes vizioneve. Kur jam në një moment paqeje dhe befas më vjen një imazh që mund të zgjasë pak sekonda”, tha Olta.

Ajo i përshkruan këto vizione si një pazëll, të cilin duhet ta plotësosh me të gjitha pjesët në mënyrë që të marrësh mesazhin.

Mund të jetë një send një person, një pjesë natyre. Kam parë time me lëkurë blu. E mira është që kur i merr këto informacione të mos i përpunosh, por vetëm i merr, janë si pazëll.  Ka ndodhur shumë herët, janë shumë kujtesa dhe burime. Në moshën 21-vjeçare kam provuar një vetë hipnozë, ndodhi ajo që nuk e prisja, pashë vizionin e parë të një jete që unë e përflisja, jetë kur kam qenë mbretëreshë në Francë dhe më pas shikoj veten në moshën 14-vjeçare, kur më dhanë një lajm të keq dhe unë shkoj i bie një instrumenti që është shpikur para pianos”, tha artistja.

Vizioni i vetes me lëkurë blu është ai më i forti sipas saj, gjatë rrëfimit.

“Ajo që më ka goditur është jeta me lëkurë blu, kam qenë duke kërkuar hyjnoren larg komunitetit tim, doja të lidhesha me Zotin dhe nuk i besoja intuitës sime. Por ajo që më lë të nënkuptoj është se çfarëdo që të duhet është afër teje”, tha Olta.

Psikologia Denada Toçe në një lidhje skype, u shpreh se truri mund të realizojë edhe ngarkesa tek personi. Ndërsa nga ana tjetër ekziston një lloj sistemi në sistemin nervor që vendos balancën.

“Shkenca është ende në hulumtim e sipër, ajo që ka pranuar është truri ekziston një sistem i trurit që vendoset një lloj ekuilibri mund t’i bëjë një ngarkesë trurit. Truri bën një plotësim të një hijeje. Për sa kohë jemi njohës të ekzistencës sonë, ne nuk jemi vetëm, nuk jemi të vetmet që kemi elemente inteligjence. Mund të ketë linja të tjera në këtë univers. Edhe feja e thotë që ekzistojnë demonët, engjëjt”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA