Kryeministri Edi Rama është shprehur i hapur për dialog me opozitën, në konferencën e përbashkët me ambasadorin e E-së, Luigi Soreca.
Ai theksoi se sa të jetë në krye të qeverisë nuk do të ketë dialog me opozitën në anglisht, duke nënkuptuar se do të flitet një gjuhë që do ta kuptojnë të dyja palët.
“Një gjë do të them në fund në këtë vend sa të hem unë këtu dialog me opozitën në anglisht s’do të bëhet më . Ne nuk kemi pse flasim anglisht me njëri tjetrin, ne kemi gjuhën shqipe këtu, ata kanë përkthyesit. Edhe BE edhe SHBA për ta pasur Shqipërinë për ta integruar në të gjitha strukturat e tyre. Kanë një dije të akumuluar që mund të na transferojnë. Kur të na duhen do të jenë këtu. Por dialogje anglisht mes shqiptarësh nuk do të ketë”, tha Rama.
Sa i përket kërkesave të PD-së për ndryshimet kushtetuese, Rama tha se mund të dëmtojë dialogun me opozitën nëse flet këtu paraprakisht.
“Dialogu mund të dëmtohet nëse flas paraprakisht këtu. Këto propozime do të diskutohen pa dëmtuar procesin e diskutimit pa dhënë opinione. Nuk do të ishte etike në raport me respektin e këtij procesi dhe mishërimin e vullnetit të shprehur me fjalë. T’i diskutojmë me ta dhe jo me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon ça thotë tjetri”, tha Rama.
Top Channel