OSHEE: Nesër do të stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

20/10/2021 16:21

Si pasojë e investimeve që po kryhen në mirëmbajtjen e rrjetit, OSHEE njofton se ditën e nesërme do të punohet në disa kabina elektrike e për pasojë do të mbeten pa energji elektrike disa zona.

Më poshtë oraret e stakimit dhe zonat e prekura nga ky investim:

09:30-13:30

Pjesërisht: Zallherr, Kodër e Kuqe, Gërdec, Marqinet

09:00-16:00

Pjesërisht: Rruga “Shyqyri Brari”

09:00-13:00

Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri”, 1 pallat pas shkollës “Edit Durham”

Top Channel