Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 487 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe 1.487 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 198.156, prej të cilëve deri më tani 185.459 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 15 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 6.998 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.699.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.351.460 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.491 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Top Channel