Patson Daka ambientohet më së miri në të ftohtin moskovit dhe shënon katër herë në portën e Spartakut, duke i dhënë Leicesterit fitoren e parë europiane këtë sezon dhe njëkohësisht duke i rritur ndjeshëm shanset për të kaluar më tej.
Humbja në Poloni ishte një befasi për Leicester, që edhe nën reshjet e dëborës në Moskë, e pa veten në disavanatzhin e dy golave, pasi vendasit shënuan fillimisht me Sobolev dhe Larsson.
Megjithatë Daka shënoi një gol në fund të pjesës së parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe tre herë të tjera, duke kompletuar pokerin personal, e njëkohësisht përmbysjen e rezultatit për Leicesterin.
Në minutën e 86’ Sobolev shënoi golin e tretë për Spartakun e Moskës dhe bëri më interesante ndeshjen deri në fund, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe Leicester u largua me tre pikë nga transferta moskovite./SuperSport/
Top Channel