“Duhen zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshin edhe marrëveshjen nga viti 2013”.
“Më lejoni t’jua përkujtoj se kjo marrëveshje nuk është dakordësuar vetëm në dialog, por edhe nga Kuvendi i Kosovës, pra është një ligj i këtij vendi. Kjo i takon Prishtinës, palës kosovare që të sugjerojë mënyra se si të zbatohet. natyrisht që ne jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetues”.
Kështu ia ka bërë me dije ambasadori i BE-së Kryeministrit Albin Kurti, se marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duhet të zbatohet.
Megjithëkëtë, Kurti që mbetet prapa qëndrimit se nuk do ta pranoj asociacionin me kompetenca ekzekutive, vazhdon të mos sqaroj se çfarë zgjidhje do të ofroj.
Në anën tjetër, presion ka nga Lista Serbe, e cila ka dhënë ultimatum se nëse deri në fund të vitit nuk krijohet asociacioni, atëherë serbët do të tërhiqen nga të gjitha institucionet. Kjo deklaratë e Rakiç po shihet nga shoqëria civile në Mitrovicë si tentim për tensionim të situatës.
Marrëveshja për asociacionin u nënshkrua në vitin 2013, dhe mbeti pa u zbatuar pasi doli të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, meqë e njëjta i jep të drejta ekzekutive komuniteti serb.
Top Channel