“Shqipëria plotësoi kushtet”/ Raport progresi i BE: Kushtet janë plotësuar prej një viti

19/10/2021 19:37

Komisioni Europian publikoi progres raportin vjetor për vendet e Ballkanit Perëndimor, duke i kërkuar edhe njëherë tjetër vendeve të BE-së ti hapin dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare me BE.

Olivér Várhelyi komisioner për zgjerimin i tha Komitetit për Punët e Jashtëme në Parlamentin Europian, se BE, nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Olivér Várhelyi: Nëse partnerët tanë plotësojnë ato që ne i kërkojmë është radha e BE tu përgjigjet në këtë proces. Vonesat në mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka patur një impakt negativ në kredibilitetin e BE-s. Të dy këto vendo kanë sjellë rezultate në reformat e ndërmarra duke plotësuar kushtet për hapjen e bisedimeve. Është vendimtare për vendet anëtare BE-s të caktojnë kornizën e negociatave në mënyrë që mbledhjet e para ndërqeveritare të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur deri në fund të këtij viti.

Eurodeputetët e pyetën komisionarin edhe për Ballkanin e Hapur.

Olivér Várhelyi: E vetmja rrugë përpara për Ballkanin është bashkëpunimi rajonal, ku të gjithë janë pjesëmarrës dhe kjo është pjesë e procesit të Berlinit. Kjo ide e Ballkanit të Hapur vjen nga Ballkani. Fillimisht u quajt iniciativa e mini Shengenit. Qasja jonë për këtë është se duhet të jenë të gjitha vendet e Ballkanit dhe këtë e duam nën ombrellën e BE. Me të gjithë partnerët Ballkanik ne e kemi patur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal por një nga ata doli jashtë. E kështu erdhi iniciativa e Ballkanit të Hapur. Lutja ime për 6 vendet rajonit është ti rikthehen tregut të përbashkët rajonal. Ne jemi gati madje të financojmë. Ne kemi nevojë për një gjithë-pjesëmarrje.

Në progres raport Komisioni Europian rendit këtë kërkesë specifike qeverisë shqiptare për reformën territoriale.

“Reforma administrative territorial duhet të konsolidohet si pjesë e një decentralizimi më të gjerë. Kjo në mënyrë të posaçme është e nevojshme në garantimin e autonomisë fiskale duke u dhënë fuqi bashkive në mundësimin e shërbimeve më të mira e me standarde”.

Një progres i mirë është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri thotë komisioni europian por kërkohet.

“Përpjekje shtesë për të rritur sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të vendosura përmes korrupsionit dhe ndërtimi një regjistri për rastet e nivelit të lartë”.

Puna e deritanishme e SPAK merr vlerësime në progres raport por kaq sa është arritur nuk mjafton.

“Kërkohet rritje sistematike e hetimeve paralele financiare kur shqyrtohen raste të krimit të organizuar,trafiqeve,terrorizmit, korrupsionit dhe pastrimit të parave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA