Komisioni Evropian ka publikuar Raportin e Progresit për vitin 2021 për Kosovën ku theksohet se nevojitet urgjent një marrëveshje finale me Serbinë në mënyrë që dy vendet të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane.

Kosova duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në implementimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese dhe gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë”.thuhet në progres raport

Ndërkohë komisioni europian e cilëson situatën në veri të vendit sfiduese, veçanërisht në lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe kushtet për lirinë e shprehjes.

Ndikimi i pavend politik mbi emërimet dhe shkarkimet e funksionarëve të lartë publikë dhe nëpunësve civilë është vërejtur në disa raste dhe Kosova ka përmbushur vetëm disa nga zotimet e saj për kriteret e bazuara në merita. Thuhet në raport.

Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur dhe mbetet një çështje që shkakton shqetësime serioze. Pavarësisht përpjekjeve të bëra, ekziston nevoja për një vullnet të fortë për një përgjigje të fuqishme të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Kosova është ende në një fazë të hershme të zhvillimit të një sistemi gjyqësor që funksionin mirë. Administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadalshëm, joeficent dhe i prekshëm nga ndikimi i parregullt politik.

Top Channel