Aksi Lezhë-Shkodër është përgjakur sërish. Në këtë aks në orët e para të mëngjesit janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mësohet 2 persona janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Policia ka njoftuar se ka ndërruar jetë shtetasi Zyhdi Meti ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës shtetasi me iniciale V.T.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dajçit ka bllokuar rrugën. Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Lexoni edhe: Foto dhe video/ U përplasen kokë më kokë, pamjet nga aksidenti i frikshëm në aksin Lezhë-Shkodër
Top Channel