Aktiviteti sizmik në një prej vullkanëve më aktivë të Japonisë, mali Suribachi, ka nxjerrë nga fundi i detit rrënojat e anijeve të fundosura gjatë betejës së Iwo Jima në Luftën e Dytë Botërore.
Njëzetekatër mjete transporti detar të kapura nga marina e SHBA gjatë fazave të fundit të luftës, u zhvendosën në pjesën perëndimore të Iwo Jima për krijimin e një porti, shkruan rrjeti Telegraph.
Trupat e anijeve u sollën asokohe në ishull pasi vendi nuk kishte ambjente portuale.
Fundi i detit është ngritur prej aktivitetit sizmik të malit Suribachi, vecanërisht në pjesën perëndimore të vendit.
Anijet e fundosura qëndrojnë mbi hirin vullkanik dhe janë përdorur si breza për frenimin e ujit teksa ushtarët shkarkonin materialet e luftës.
Ishulli ishte ndërtuar në këtë mënyrë për të krijuar një bazë artificiale detare nga SHBA, para sulmit mbi ishujt e mëdhenj të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
Vendi është i pabanuar, por ka poste të ushtrisë japoneze, qe kur u dorëzua nga ushtria e SHBA në 1968.
“Zonat pa ngjyrë të detit tregojnë se aktiviteti vullkanik ende nuk është reduktuar”, tha Setsuya Nakada, drejtor i qendrës kërkimore të vullkaneve, duke shtuar se ka mundësi dhe për shpërthime madhore vullkanike.
Një foto e famshme e ushtrisë së SHBA duke ngritur flamurin gjatë luftës, është bërë në betejën e Iwo Jima.
Ishulli është ngritur të paktën 10m që prej vitit 1952 si pasojë e aktivitetetit sizmik.
Mali Suribachi, është gati 2000 metra i lartë por një nga vullkanet më të rrezikshme të botës.
Japonia qëndron mbi atë që njihet si “Unaza e zjarrtë” e Paqësorit me aktivitet intensiv sizmik.
Top Channel