Ftesë në 5/ “I shkuan mamit në 3 të natës”, rrëfehet Stresi pas 10 muajsh: Ç’faj kisha bërë unë?

18/10/2021 17:37

Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në një intervistë ekskluzive pas rikthimit në Shqipëri.

Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej.

Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është normale. Çfarë kisha bërë unë?!”, u shpreh ndër të tjera reperi.

Ai theksoi se kësaj here është rikthyer i depolitizuar dhe s’ ka ndërmend të përfshihet në asnjë protestë.

Top Channel