Aktorja amerikane ReneeZellweger ka habitur përsëri fansat dhe publikun teksa është shfaqur me një veshje që e bënte të dukej shumë e shëndoshë, duke xhiruar serialin e ri “The Thing About Pam”.
Aktorja e personazhit të njohur Bridget Jones, tashmë 52 vjece, është vënë nën kritika për përdormin e mjeteve maskuese të fytyrës dhe trupit teksa portretizon vrasësen seriale Pam Hupp, e cila aktualisht po kryen dënimin me burgim të përjetshëm.
Aktorja fituese e çmimit Oscar nuk mund të njihej në pamje të parë, teksa mbante veshur një kostum sportiv të bardhë e të purpurt, ndersa ndryshimet e tjera artistike e bënin të dukej shumë më e shëndoshë nga sa është aktualisht.
Ajo shihej që ngrinte lart getat për të mbuluar barkun e pamasë, teksa dilte nga shtëpia.
Flokët e aktores ishin ngjyrosur në bionde të ndezur, të cilat i kombinonte me byrzylykë të florinte.
Renee dukej se kishte gjithashtu nderhyrje në fytyrë për ta bërë të dukej me hundë më të madhe dhe nofulla më të gjera.
Skenat janë pjesë e serialit me gjashtë pjesë të rrjetit NBC, i xhiruar në Louisiana, ku personazhi i saj shihet që tenton të lëvizë një “plak dekorativ të Vitit të Ri”.
Vrasësja e vërtetë Pam Hupp është aktualisht duke kryer dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje me paaftësi në vitin 2016, e cila ishte goditur 55 here me thike.
Hupp akuzohet se bindi miken e saj Elizabeth ‘Betsy’ Faria të vendoste emrin e saj në sigurimin e jetës prej $150,000 dhe më pas të fajësonte bashkëshortin e viktimës për vrasjen.
Top Channel