Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ditën e zgjedhjeve lokale ka thënë se qytetarët sot votojnë për kualitetin e jetës në komuna.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se shpreson se sërish do të dëshmohet shpirti demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

“Mirëmëngjesi Kosovë!

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

I priftë e mbara Republikës sonë”, shkruan Osmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA