“Përplasje” në ujërat e Paqësorit. Rusi dhe SHBA përballin luftanijet

17/10/2021 22:36

Një incident ka ndodhur në ujërat Detit e Japonisë, ku një stërvitje e përbashkët ushtarake midis Kinës dhe Rusisë është ndërprerë nga një luftanije amerikane.

Moska është shprehur se gjatë stërvitjes së përbashkët një nga anijet ka ndjekur nga pas një luftanije amerikane , gjë e cila u mohua nga Uashingtoni.

Ministria e Mbrojtjes ruse bëri me dije se luftanija “USS Chafee” po përpiqej të thyente vijën kufitare dhe të hynte në territorin e Federatës Ruse, ndërsa Amerika pretendon se ishte duke lundruar aty ku e lejon ligji ndërkombëtar.

Admirali Tributs i Rusisë ka shpjeguar se luftanija po vinte në drejtim të kufirit dhe ka shmangur të gjitha shenjat paralajmëruese, gjë e cila detyroi anijen rusen të merrte një kurs ofensive.

Marina Amerikane është shprehur se nuk ishte në dijeni të manovrave ushtarake të Rusisë në kohën që ndodhi incidenti. “Ne kemi qenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Shtete e Bashkuara do vijojnë të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë aty ku e lejon ligji ndërkombëtar” u shpreh Uashingtoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA