Në vëmendje të mediave rozë kohët e fundit kanë qenë aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Semi Jaupaj.

Dyshja janë duke përjetuar një eksperiencë ndryshe teksa po shijojnë periudhën në Big Brother Vip.

Ata kanë qenë miq që nga jashtë për shkak të moderatores Bora Zemani, e cila pak kohë më parë i dha fund lidhjes me aktorin Donald Veshaj, ndërsa tashmë ky i fundit shihet shumë i afruar me Semin, teksa po përjetojnë në eksperiencë të paharrueshme në shtëpinë e BBV.

Ata kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre është shoqërore, të paktën kështu pohojnë ata!

Mirëpo, mediat dhe komentet në rrjetet sociale, mendojnë se ata kanë më shumë se ndjenja shoqërore për njëri-tjetrin.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar për herë të parë dhe Bora Zemani, e cila thotë se nuk dyshon kurrë tek Semi Jaupaj.
Më poshtë reagimi i plotë i Bora Zemanit

FOTO GALERI
1/11

Top Channel