Një studim i publikuar së fundmi në Revistën Evropiane Për Zemrën, thotë se forma e trupit e njeriut është sinjalizuesi më i mirë i sëmundjeve të zemrës. Në krahasim me indeksin e masës trupore, që merret si njësi matëse dhe tregues i problemeve shëndetësore, forma e trupit është shpalosja më e qartë e depozitave të dhjamit. Studimi, analizoi të dhënat e 2600 grave ishin interesante.

Gratë, trupi i të cilave ka formën e mollës, ishin tre herë më të rrezikuara nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me gratë trupi i të cilave ka formën e dardhës. Ekspertët paralajmëruan se gratë më të shëndosha në pjesën e sipërme të trupit janë dyfish më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut apo ishemia. Gratë, shëndeti i të cilave depozitohet më shumë në zonën e këmbëve janë 40% më pak të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Pesha Trupore Nuk Është Tregues i Saktë i Rreziqeve Shëndetësore
Studiuesit arritën në konkluzionin se pesha trupore nuk sinjalizon qartë rreziqet shëndetësore. Kjo për arsyen se shumë gra me një peshë normale por depozita dhjamore në zona të caktuara të trupit janë më të rrezikuara nga sëmundjet e lartpërmendura. Me fjalë të tjera, pesha nuk bën ndonjë ndryshim. Gjithçka vërvitet tek shpërndarja e depozitave të dhjamit dhe forma e trupit.

3 Format Më Të Përhapura Trupore Tek Femrat
Njerëzit janë gjithë kohës në kërkim të formës perfekte të trupit por një gjë e tillë është subjektive, duke qenë se moda e trupit perfekt ndryshon gjithmonë. Ekspertët kanë identifikuar plot 10 forma të ndryshme trupore tek gratë dhe vajzat. Megjithatë, format më të përhapura janë:

Forma e orës së rërës ku masat e ijeve dhe të bustit janë të barabarta dhe këmbët janë në proporcion me pjesën e sipërme të trupit. Forma e dardhës ka të bëjë me akumulimin e tepërt të dhjamit në zonën e ijeve dhe të kofshëve. Ekspertët thonë se gratë që kanë një trup të tillë jetojnë më gjatë. Forma e mollës ka të bëjë me akumulimin e depozitave dhjamore në pjesën e belit. Kjo formë vërehet shumë tek meshkujt por edhe tek gratë. Njerëzit që kanë një formë të tillë trupore janë më të rrezikuar nga kanceri, diabeti i tipit 2, kolesteroli dhe sëmundjet e zemrës./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA