Në gjysmëfinalen e Superkupës Mbarëkombëtare Vllaznia – Sigal Prishtina është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kurti shoqërohet nga ministra të kabinetit qeveritar në Kosovë dhe ministret e kabinetit qeveritar shqiptar, Evis Kushi dhe Edona Bilali.
“Është shumë kënaqësi të jem sonte në Shkodër. Kjo që do shohim mes Vllaznisë së Shkodrës dhe Sigalit të Prishtinës është më pak se ndeshje sepse jemi bashkë dhe më shumë se lojë sepse jemi bashkë. Besoj se tek kjo fushë e bashkimit tonë, populli është para politikës kështu që ne politikanët le ta ndjekim vullnetin e shqiptarëve”, tha Kurti.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të ditës së nesërme, Kurti buzëqeshi dhe tha: “Sot është ditë heshtje, nesër flasim.”
Për kryeministrin e Kosovës nuk mungoi pritja me lule dhe duartrokitje nga tifozët.
Top Channel