Vendimet/ Ngrihet grupi i punës për ndryshimet në statut, ndahen detyrat për të deleguarit e kryesisë së PS

15/10/2021 10:31

Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë u mblodh sot për të diskutuar mbi një sërë çështjesh të karakterit organizativ.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri paraqiti para Kryesisë një informacion lidhur me punën e deritanishme të sekretariatit të ri të partisë dhe ecurinë e përmbushjes së detyrave të caktuara në mbledhjet e fundit të Kongresit dhe Asamblesë Kombëtare.
 
Kryesia miratoi metodologjinë dhe kalendarin e analizave që do të kryhen në të 12 Qarqet për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021. Në funksion të riorganizimit të partisë, Kryesia autorizoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm për ngritjen e grupit të punës për ndryshime në Statut.
 
Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës. U miratuan gjithashtu disa ndryshime në të deleguarit e Kryesisë në disa zona. Lindita Nikolla u caktua e deleguar për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit; Delina Ibrahimi do të jetë e deleguar në njësinë Nr.5 në Tiranë; Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë; Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA