Vetëm 20 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rezultatet konfirmohen nga Ministria kosovare e Shëndetësisë, nga 1.467 testime të kryera. Në 245 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa aktualisht numërohen 786 raste aktive.

158 persona të tjera janë shëruar dhe duet se Kosova e ka kaluar valën e rëndë të koronavirusit, ku përditë shënoheshin dhjetëra viktima dhe qindra raste të reja.

Covid 19 në Kosovë i ka marrë jetën 2.973 pacientëve, ndërsa janë infektuar gjithsej 160.000 raste.

Në vend, po ashtu vazhdon procesi i vaksinimit anti Covid, ku 656.000 janë imunizuar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA