KLSH: AKU nuk bën detyrën/ Raporti kritik për institucionin që duhet të garantojë sigurinë ushqimore

15/10/2021 15:14

Konsumatori shqiptar mashtrohet për cilësinë e produkteve me origjinë shtazore.

Konkretisht raporti i KLSH ka konstatuar se 45 ton gjalpë i importuar nga Ukraina në vitin 2019 shitej nga subjekti tregtare K si gjalpë i freskët me yndyrë shtazore, por që në të vërtetë gjalpi ishte i përgatitur me vaj palme. Para këtij mashtrimi inspektorët e AKU-së nuk kanë bërë asgjësimin apo analizimin e produktit, por e kanë rihedhur atë në treg duke e ri-etiketuar tregtari.

KLSH ka dalë në konkluzionin që inspektorët e AKU, nuk e kanë kryer detyrën e tyre, pasi nuk janë vendosur shenjat dalluese të bllokimit të produkteve çka e bënë të pa realizuar plotësisht masën administrative të inspektorëve, dhe nuk garantohet, nëse subjekti do të tregtojë nga ky produkt apo jo; -Masa e zhbllokimit e marrë nga inspektorët nuk ka bazë ligjore, përkundrazi çdo ushqim i bllokuar që nuk plotëson kërkesat e Ligjit për ushqimin duhet të asgjësohet dhe jo të zhbllokohet.

Granit Sokolaj: Ne kemi probleme me procedurat e inspektimit nga a-zh. Kjo rrezikon seriozisht shëndetin e konsumatorit.  Produkte ushqimore të importuara në Shqipëri të parregullta siç është gjalpi vegjetal, i importuar nëpërmjet pikave tona doganore dhe që kalon edhe në inspektimin e AKU. Ky gjalpë vegjetal importohet si gjalp me origjinë shtazore. 

Raporti i KLSH ka konstatuar se në 35 raste kur AKU ka bllokuar produkte ushqimore, shenja dalluese nuk dokumentohet.

Konkretisht për: -27,890 kg mish, i ndryshëm;

-20,000 kg djathë për praninë e vajit të palmës, për të cilin ka pasur ankesë nga konsumatori;

-20,525 kg yndyrë vegjetale, e shitur në treg si gjalp, për të cilën është lënë detyrë e tërheqjes nga tregu, por që nuk administrohet informacion se çfarë është bërë me këtë sasi;

-9,132 kg produkte të ndryshme (mocarela, briosh, djathëra, etj);

-4,242 litra vaj të cilat janë shitur, ndërkohë që analizat laboratorike të këtij vaji, të kryera më pas, kanë dalë jashtë standardit, dhe ky vaj nuk u tërhoq nga tregu;

-587 kg yndyrë vegjetale e cila ishte shitur në treg si gjalpë;

Mungesa e shenjës dalluese të bllokimit i lë hapësirë tregtarit që ushqimin jo cilësor ta sjellë në tryezën e konsumatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA